Produkti i Brendshëm Bruto, T1 - 2021

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 5,53 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2020. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:  Industri, Energji dhe Uji me + 2,56 pikë përqindje, Ndërtimi me +1,09 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me + 0,97 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,58 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,35 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,20 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me + 0,14 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,01 pikë përqindje. Negativisht kontribuan aktivitetet: Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,20 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me – 0,14 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me – 0,02 pikë përqindje.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al