Produkti i Brendshëm Bruto, T3 - 2020
Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B), i ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19, në tremujorin e tretë të vitit 2020 vlerësohet me rënie prej 3,47 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2019. Negativisht kontribuan aktivitetet: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me -2,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -1,20 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,21 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me -0,07 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me -0,03 pikë përqindje. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +0,73 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,53 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,27 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,10 pikë përqindje dhe Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,01 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me -1,14 pikë përqindje.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017