Produkti i Brendshëm Bruto, T2 - 2020

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B), i ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19, në tremujorin e dytë të vitit 2020 vlerësohet me rënie prej 10,23 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2019.
Negativisht kontribuan aktivitetet: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me - 4,11 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -1,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -1,23 pikë përqindje, Ndërtimi me -0,90 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me -0,60 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me -0,43 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,41 pikë përqindje dhe Informacioni dhe Komunikacioni me - 0,24 pikë përqindje. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,70 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,29 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me -1,85 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Produkti i Brendshëm Bruto, T3 - 2020
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al