Produkti i Brendshëm Bruto, T4 - 2019

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2019 vlerësohet me rënie prej 0,15 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2018. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Industri, Energji dhe Ujë me +1,06 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,43 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,37 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,23 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,16 pikë përqindje dhe Informacioni dhe Komunikacioni me +0,00 pikë përqindje.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al