Produkti i Brendshëm Bruto, T3 - 2019
Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e tretë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej 3,81 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2018. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,25 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,71 pikë përqindje, Industrisë, Energjisë dhe Uji me +0,67 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,63 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,29 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,28 pikë përqindje, aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,15 pikë përqindje. Negativisht kontribuoi aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,63 pikë përqindje, Ndërtimi me -0,10 pikë përqindje dhe Informacioni dhe Komunikacioni me -0,02 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,57 pikë përqindje.

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017