Produkti i Brendshëm Bruto, T2 - 2019

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej 2,31 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2018. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,71 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me + 0,42 pikë përqindje,  aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,41 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,35 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,30 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,27 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,14 pikë përqindje.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al