Produkti i Brendshëm Bruto, T1 - 2019
Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej 2,21 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2018. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,68 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,51 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,43 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me + 0,36 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,33 pikë përqindje, Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,26 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,24 pikë përqindje dhe Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,20 pikë përqindje. Negativisht kontribuoi aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Uji me -0,81 pikë përqindje dhe Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,54 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,48 pikë përqindje.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017