Statistikat e e bujqësisë janë një mjet i rëndësishëm për monitorimin dhe menaxhimin e tregut të produkteve bujqësore. Statistikat gjithashtu po bëhen një instrument i rëndësishëm për vlerësimin e politikave bujqësore.
Statistikat e bujqësisë mbulojnë drithërat, bimët industriale, të tjera bimë të arave, perimet, frutat, agrumet, ullirin dhe vreshtat. Këto statistikat japin një informacion të detajuar për sipërfaqjen e mbjellë, sipërfaqen prodhuese, siperfaqen të vjelë, prodhimi, numrin e rrnjëve të drufrutorëve gjithësej dhe në prodhim, si dhe rendimentinsipas kulturave bujqësore.
Baza ligjore
Ligji 17/2018 “Për statistikat zyrtare”;
Rregullore e Keshillit EU (EC) No 543/2009.Regullore (BE) nr.1337/2011.
Vendim i Kuvendit të Shqipërisë "Për miratimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026”
Burime Administrative
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Burime statistikore
Vrojtimi Vjetor i Bujqësisë,
Vrojtimet e serave dhe të fermave të mëdha,
Variablat që përditësohen janë
Statusi i aktivitetin të NJEB
Statusi juridik
Aktiviteti kryesor
Kategoritë kryesore të Tokës bujqësore
Siperfaqja dhe prodhimi i bimëve të arave
Siperfaqja dhe prodhimi perimeve në fushë dhe në serra
Siperfaqja gjithësej dhe ajo prodhuese e drufrutorëve
Prodhimi,i drufrutorëve, dhe rendimenti
Adresa dhe variabla të komunikimit (telefon, fiks, celular,).
Aktiviteti ekonomik bujqësor bazohet në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev.2
Përkufizimet
Njësia Ekonomike Bujqësore (NJEB) - është njësi e vetme, teknike ekonomike, e përcaktuar në një drejtim unik, nga terreni dhe pse në parcela jo të vazhdueshme, në të cilën realizohet prodhimi bujqësor dhe blegtoral që drejtohet nga një person i vetëm ose grup personash, për realizimin e veprimtarive bujqësore – blegtorale.
Përdorimi i tokës
Sipërfaqja gjithsej e njësisë ekonomike bujqësore (fermës) është tërësia e terrenit të përbërë nga shuma e sipërfaqes bujqësore të përdorur (SBP) dhe sipërfaqes së tokës tjetër.
Sipërfaqja bujqësore e përdorur (SBP) përbëhet nga:
tokë e punueshme (arë),
tokë e zënë me kultura drufrutore,
kopshtet e shtëpive dhe
kullotat e livadhet.
Tokë e punueshme
Toka e punueshme është toka e pluguar ose e lëruar rregullisht, sipas një sistemi të qarkullimit bimor. Qarkullimi bimor është praktika e rritjes alternative të kulturave bimore njëvjeçare në një fushë specifike sipas një modeli ose renditje të planifikuar në vitet prodhuese pasuese. Normalisht, kulturat njëvjeçare ndryshojnë çdo vit, por ato mund të jenë edhe shumëvjeçare (jonxhë). Për të dalluar tokën e punueshme nga toka e zënë me kultura drufrutore ose kullota e livadhe përdoret një prag prej pesë vjetesh. Sipërfaqja e kultivuar me bimë arash, është sipërfaqja e mbjellë me bimë arash në vitin bujqësor të dhënë. Këtu bëhet fjalë për sipërfaqe me kultura kryesore (të para). Këto kultura kryesore, normalisht kanë vlerë ekonomike më të lartë se kulturat e tjera dhe zënë tokën në pjesën më të madhe të vitit. Kulturat kryesore janë drithrat e bukës, kulturat e pranverës misri kokërr, patatja, fasulja, bimët industriale, foragjeret shumëvjeçare, etj.
Sipërfaqja e mbjellë me drufrutorë
Sipërfaqja me drufrutorë, është sipërfaqja e tokës e zënë me pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta. Llogaritet vetëm sipërfaqja e mbjellë në blloqe me kultura drufrutore.
Kopshtet e shtëpive
Kopshtet e shtëpive janë sipërfaqet e caktuara të tokës për rritjen e produkteve bujqësore, me të cilat synohet të plotësohen nevojat e fermerit dhe të familjes se tij, zakonisht kopshtet e shtëpive janë të ndara nga pjesa e tokës punueshme.
Sipërfaqja e mbjellë me drufrutorë
Sipërfaqja me drufrutorë, është sipërfaqja e tokës e zënë me pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta. Llogaritet vetëm sipërfaqja e mbjellë në blloqe me kultura drufrutore.
Livadhet dhe kullotat
Livadhet dhe kullotat, janë sipërfaqe të zëna me bimë barishtore shumëvjeçare që zënë terrenin për një periudhë relativisht të gjatë kohe, mbi 5 vjet nëpërmjet kultivimit ose rritjes natyrore.
Sipërfaqja e tokës tjetër përbëhet nga:
sipërfaqja e zënë nga pyjet,
sipërfaqja bujqësore e papërdorur dhe
sipërfaqja jo bujqësore.
Pyjet
Pyll është sipërfaqja e tokës më e madhe se 1 dynym, me drurë pyjorë në formë grumbulli, të cilët mbulojnë mbi 30 % të saj dhe me potencial për të arritur lartësi mbi 3 m, i cili përfaqëson një ekosistem kompleks dhe shumëfunksional, me ndikime në mjedisin rrethues.
Tokë bujqësore e papërdorur
Tokë bujqësore e papërdorur është sipërfaqe e përdorur paraprakisht si sipërfaqe bujqësore, e cila gjatë dy ose me shumë viteve të njëpasnjëshme nuk është punuar për arsye ekonomike, sociale e të tjera.
Sipërfaqe jo bujqësore
Sipërfaqe jo bujqësore është toka e zënë nga objekte, rrugë, gurore, tokë jo-pjellore, shkëmbinj, etj.
Vit prodhimi
Me vit prodhimi nënkuptojmë vitin kalendarik në të cilin fillon vjelja e prodhimit.
Sipërfaqe e kultivuar
Sipërfaqe e kultivur korespondon me siperfaqen totale të mbjellë për prodhimin e një kulture bujqësore specifike gjatë një viti të dhënë, nga e cila përjashtohet sipërfaqja e dëmtuar nga dëmtues natyror (përmbytjet, zjarre etj). Sipërfaqja e kultivuar përfshin sipërfaqet e kulturave të para dhe të dyta.
Sipërfaqe prodhuese e drufrutorëve
Sipërfaqe prodhuese e drufrutorëve është sipërfaqja që potencialisht jep prodhim. Përjashtohet sipërfaqja e pemtoreve të reja, blloqet extensive te drufrutorëve dhe ato të degraduara .
Bujqësia Organike
Bujqësia organike është një mënyrë e prodhimit bujqësor që përdor metoda të prodhimit organik dhe vë theksin më të madh në mbrojtjen e mjedisit dhe kafshëve të egra dhe, në lidhje me prodhimin blegtoral, mirëqenies së kafshëve. Prodhimi organik përfshin sisteme të përgjithshme të menaxhimit të prodhimit për të korrat dhe blegtorinë, duke mbikqyrur praktikat e menaxhimit në fermë dhe të produkteve që hyjnë jashtë fermës.
Produktet Organike
Produktet organike janë produkte bimore ose shtazore, të cilat kontrollohen në të gjitha fazat e prodhimit dhe përpunimit, nga hapi i parë e deri tek konsumatori, të trajtuara pa përdorimin e produkteve dhe metodave që demtojnë njeriun, mjedisin ose ekosistemin.