Statistikat e Blegtorisë, 2018

Numri i gjedhëve në vitin 2018 është 467.318 krerë, duke shënuar një rënie me rreth 1,7 %, në krahasim me vitin 2017.

Në vitin 2018, numri i të leshtave është 1.863.837 krerë, duke shënuar një rënie me 3,2 % krahasuar me vitin 2017. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 73,3 % ndaj totalit të tufës.


Numri i të dhirtave në vitin 2018 është 917.155 krerë, duke pësuar një rënie vjetore me rreth 1,7 %, në krahasim me vitin 2017. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit, me 97,5 % ndaj totalit të tufës.


Në vitin 2018, numri i krerëve të derrave është 184.133 krerë, duke shënuar një rritje vjetore me rreth
2,2 %, krahasuar me vitin 2017. Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në Lezhë me 35,9 % dhe Shkodër me 27 % ndaj totalit të gjithë krerëve.

Publikimi i radhës
Statistikat e Blegtorisë, 2019
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al