Rezultatet e Vrojtimit Vjetor të Qumështit dhe Nënprodukteve të tij

Vrojtimi vjetor i qumështit dhe nënprodukteve mbledh të dhëna të detajuara rreth sasisë së qumështit (të gjithë llojet) të grumbulluar/blerë nga fabrikat dhe baxhot gjatë vitit referues (2014-2015), sasisë së nënprodukteve të prodhuara si dhe përmbajtjes mesatare të yndyrnave dhe proteinave për secilin nga nënproduktet.

Sasia vjetore e qumështit të grumbulluar ka patur trend në rritje ndër vite. Në vitin 2015 sasia e qumështit të grumbulluar ishte 125.144 ton ndërsa në vitin 2014 sasia e grumbulluar ishte 113.928 ton. E shprehur në përqindje, në vitin 2015 janë grumbulluar nga fabrikat dhe baxhot 9,8 % më shumë qumësht i pa përpunuar nga fermat krahasuar me vitin 2014

Publikimi i radhës
Rezultatet e Vrojtimit Vjetor të Qumështit dhe Nënprodukteve të tij, 2016
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al