Blegtoria

Statistikat e blegtorisë ofrojnë informacion të detajuar, për numrin e krerëve të bagëtive sipas llojit dhe kategorive (gjedhë, të leshta, të dhirta, derra, njëthundrakë, shpendë dhe koshereve). Prodhimet blegtorale përfshijnë prodhimin i qumështit sipas llojeve lope, dele dhe dhie. Të tjera prodhime blegtorale janë prodhimi i leshit, vezëve dhe mjaltit.

Të dhënat për numrin e krerëve sipas llojeve dhe kategorive i referohen gjendjes së bagëtive më 1 Dhjetor. Prodhimet blegtorale i referohen vitit kalendarik. Për prodhimin e këtyre të dhënave shfrytëzohet informacioni që grumbullohet nga njësitë ekonomike bujqësore (familjare) si dhe njësitë ekonomike që bazuar në Nomeklaturën e Veprimtarive Ekonomike (NVE Rev.2, Seksioni A) janë regjistruar tek aktivitetet bujqësore.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Statistikat e Blegtorisë, 2024

Anketa e qumështit dhe nënprodukteve të tij është një vrojtim statistikor që kryhet pranë ndërmarjeve të cilat grumbullojnë dhe përpunojnë qumësht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Objektivi kryesor i vrojtimit vjetor të qumështit është të japë informacion të plotë për sasinë e qumështit të grumbulluar (të gjitha llojet e qumështit) dhe të nënprodukteve të tij.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Qumështi dhe nënproduktet e tij, 2024

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Numri i Krerëve  të blegtorisë përfaqëson  numrin e krerëve  sipas kategorive përbërëse të njësisë, të patura gjendje  gjatë  një viti kalendarik.

Vlerësimi i numrit të krerëve  është bazuar në lëvizjen e blegtorisë  për secilën kategori të gjedhëve, të leshtave  të dhirtave, dhe derrave.

Vlerësimi i prodhimit të qumështit nga lopët është bërë duke u bazuar në numrin mesatar vjetor të tyre, që rezulton nga lëvizja e blegtorisë, dhe në rendimentin mesatar të qumështit për lopë të kalkuluar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. I njëjti arsyetim është ndjekur edhe për prodhimin e qumështit nga delet dhe dhitë.

Vlerësimi për prodhimin e mishit për secilën kategori është bazuar në përllogaritjet e bëra për levizjen e blegtorisë, pra në numrin e krerëve të skartuar dhe në peshën mesatare për krerët e therur.

Termat "bagëti" dhe "shpendë" përdoren në një kuptim shumë të gjerë, duke mbuluar të gjitha kafshët shtëpiake pa marrë parasysh moshën dhe vendndodhjen e tyre ose qëllimin e mbarështimit të tyre për përmirësim racor apo për prodhime blegtorale.

Në këtë kategori hyjnë kafshët: Gjedhë, të leshta, të dirta, derra, shpendë, njëthundrakë dhe bletaria.

Përjashtohen nga kjo kategori te gjitha kafshet shtepiake të cilat nuk rriten për qëllime të aktivitetit bujqësor.

Në prodhime blegtorale përfshihen: prodhimi i mishit peshë e gjallë, prodhim qumështi, prodhim vezësh, mjalti dhe prodhim leshi.

 

Baza ligjore

Ligji 17/2018 “Për statistikat zyrtare”;

Vendim i Kuvendit të Shqipërisë Nr. 30/2022 datë 24/03/2022 "Për miratimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026";

Variablat kryesore grupohen në këto kategori:

Numri i fermave blegtorale sipas llojeve.

Numri i  krerëve të blegtorisë sipas llojeve.

Prodhimi i mishit peshë e gjallë.

Prodhimi i qumështit sipas llojeve.

Të tjera prodhime blegtorale.

Burimet për përditësimin e variablave

Për prodhimin e statistikave të blegtorisë përdoret informacioni i siguruar nga burime të ndryshme statistikore dhe administrative. Të dhënat e përdorura mund të jenë prodhim statistikor i vetë INSTAT nëpërmjet vrojtimeve vjetore dhe mujore, ose burim administrativ nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Përkufizime

Njësia ekonomike bujqësore-blegtorale: është njësi tekniko-ekonomike nën një drejtim të vetëm dhe që mbarështron kafshë si gjedhë, të leshta, të dhirta, derra, shpendë dhe bletë.

  • Termi "gjedhë" nënkupton kafshët shtëpiake të species Bos taurus dhe Bubalus bubalis, duke përfshirë hibridët e tillë si Beefalo;
  • Termi "derr" nënkupton kafshët shtëpiake të species Sus scrofa domestica;
  • Termi "dhen" nënkupton kafshët shtëpiake të species Ovis aries;
  • Termi "dhi" nënkupton kafshët shtëpiake të nënspecies Capra aegagrus hircus;
  • Termi "shpendë" nënkupton zogjtë shtëpiakë të species Gallus gallus (pulat), Meleagris spp. (pulat/gjelat e detit), Anas spp. dhe Cairina moschata(rosat), si dhe Anser anser dom. (patat). Shpendët shtëpiake të species Coturnix spp. (thëllëzat), Phasianus spp. (fazanët), Numida meleagris dom. (pulëhinet), Columbinae spp. (pëllumbat) dhe Struthio camelus (strucët). Megjithatë, këtu nuk përfshihen zogjtë e rritur në ambiente të izoluara për qëllime gjuetie dhe jo për prodhimin e mishit.

Numri i krerëve: Përfaqëson numrin e krerëve të kafshëve sipas llojeve: gjedhë, të leshta, të dhirta, derra, njëthundrakë, shpendë, të ndara sipas  kategorive, seksit dhe destinacionit ekonomik, të patura gjendje të njësisë ekonomike  bujqësore, në ditën e parë të vrojtimit.

Periudha referuese: Numri i krerëve të blegtorisë i referohet vetëm një dite. Ditë referuese për blegtorinë është data 1 Dhjetor e çdo viti.

Periudhë referuese për prodhimet blegtorale është viti kalendarik: 1 Dhjetor i vitit aktual - 30 Nëntor i vitit të mëparshëm.

Klasifikimi

Klasifikimi i kafshëve bëhet  sipas  llojeve (gjedhë, të leshta, të dhirta, derra,  njëthundrakë), sipas moshës, seksit  dhe destinacionit ekonomik. Shpendët janë të grupuara në një grup të vetëm dhe përfshihen pulat, pulat afrikane gjela deti, pata, rosa, etj.

  • Gjedhë, të leshta dhe të dhirta: klasifikohen sipas moshës, seksit dhe destinacionit ekonomik,
  • Lopë: Gjedhë femra që kanë pjellë (përfshirë gjedhët nën dy vjeç)
  • Lopët e qumështit janë lopë të mbajtura ekskluzivisht ose kryesisht për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor dhe/ose për përpunimin e tij në produkte bulmeti.
  • Dele qumështi: delet e mbajtura ekskluzivisht ose kryesisht për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor dhe/ose për qëllime të përpunimit të tij në produkte bulmeti
  • Dhi qumështi: dhitë e mbajtura ekskluzivisht ose kryesisht për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor dhe/ose për qëllime të përpunimit të tij në produkte bulmeti,
  • Derrat klasifikohen sipas peshës së gjallë.
  • Shpendët klasifikohen: shpendë për prodhim vezë për konsum popullate dhe shpendë për prodhim mishi.
  • Njëthundrakë – gjithsej.
  • Bletaria - jepet numuri total i koshereve. Çdo koshere përfaqëson një koloni.

 

Përkufizime prodhime blegtorale:

Prodhim mishi peshë e gjallë: Vlerësimi për prodhimin e mishit peshë e gjallë kryhet për çdo lloj kafshe. Llogaritja e prodhimit të mishit peshë e gjallë bazohet në përllogaritjet e bëra  nga  lëvizja e blegtorisë, pra në numrin e krerëve të skartuar për gjedhë, të leshta, të dhirta, derra, dhe shpendë, sipas kategorive të therjes, dhe në peshën e gjallë mesatare për krerë të therur sipas llojeve dhe kategorive të therjes.

Prodhimi i qumështit:

Prodhimi i qumështit pëfshin qumështin nga: lopët, delet dhe dhitë.

Prodhimi i qumështit përfshin të gjithë qumështin që prodhohet ekskluzivisht për konsum popullate të freskët ose për prodhimin e nënprodukte të qumështit si djathë, gjalpë gjizë, kos, në fermë apo në fabrika dhe baxho që e përpunojnë.

Qumështi i mjelë me dorë apo me makina mjelëse dhe u jepet viçave me kovë përfshihet në prodhim qumështi.

Shënim: qumështi që pijnë të vegjëlit direkt nga gjiri i mëmës, (si viçat e posa lindur që pijnë direkt nga lopa) nuk llogaritet në prodhim qumështi. Kjo llogaritet në shtesë mishi peshë e gjallë.

Prodhimi vezëve: përfshihen të gjitha vezët që prodhohen për konsum popullate. Përfshihen vezët që prodhohen në njesitë ekonomike bujqësore, fermat e pularive dhe ato nga Agroindustria.

Prodhimi i mjaltit: Përfshin të gjithë mjaltin e prodhuar nga çdo koshere.

Prodhimi i leshit: përfshin prodhim leshi nga të leshta dhe prodhim leshi nga të dhirtat.