Blegtoria
Statistikat e blegtorisë ofrojnë informacion të detajuar, për numrin e krerëve të bagëtive sipas llojit dhe kategorive (gjedhë, të leshta, të dhirta, derra, njëthundrakë, shpendë dhe koshereve). Prodhimet blegtorale përfshijnë prodhimin i qumështit sipas llojeve lope, dele dhe dhie. Të tjera prodhime blegtorale janë prodhimi i leshit, vezëve dhe mjaltit. Të dhënat për numrin e krerëve sipas llojeve dhe kategorive i referohen gjendjes së bagëtive më 1 Dhjetor. Prodhimet blegtorale i referohen vitit kalendarik. Për p…
Qumështi dhe nënproduktet e tij
Anketa e qumështit dhe nënprodukteve të tij është një vrojtim statistikor që kryhet pranë ndërmarjeve të cilat grumbullojnë dhe përpunojnë qumësht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Objektivi kryesor i vrojtimit vjetor të qumështit është të japë informacion të plotë për sasinë e qumështit të grumbulluar (të gjitha llojet e qumështit) dhe të nënprodukteve të tij.