Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa, T1-2025

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë 2025 arriti 113,1, kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e parë 2025 është 1,0 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,4 %. Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 5,2 %, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” me 2,4 %, “Kosto të tjera” me 2,0 %, “Shpenzime transporti” me 1,7 %, dhe “Shpenzime energjie” me 0,6 %. Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 1,1 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi uljen më të lartë prej 2,2 %, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” përkatësisht me 0,8 % secila.

Publikimi i radhës
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa, T2-2025
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al