Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për banesa (IKN për banesa) mat ecurinë e çmimeve të faktorëve të prodhimit, lëndëve të para, punës, makinerisë, transportit, energjisë dhe kostove të tjera që përdoren në projektet e ndërtimit.
Të dhënat paraqiten në formë indeksi dhe ndryshime në përqindje (tremujore, vjetore).
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për banesa) mat ndryshimin në kostot e ndërtimit të periudhës korente krahasuar me periudhën bazë (Tr.4 2021 = 100).
Për llogaritjen e IKN-së (për banesa) krahasohen çmimet e materialeve të përdorura për ndërtim, kostot e orëve të punës të punonjësve në ndërtim, kostot operacionale dhe të mirëmbajtjes të makinerive dhe kostot e pajisjeve mekanike.
Fusha e mbulimit
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim përfshin aktivitetin e seksionit F: “Ndërtim” (kodet 41, 42, 43) dhe aktivitetet e Tregtisë me Shumicë të materialeve të ndërtimit: (kodet 46.73, 46.74, 47.52) sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, Rev.2.
Sistemi i klasifikimit
Klasifikimi i përdorur për këto statistika është Klasifikimi Statistikor i Aktiviteteve Ekonomike (NVE Rev.2). Shpenzimet janë klasifikuar në përputhje me klasifikimin që përdor EUROSTAT për Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, në gjashtë grupe kryesore si më poshtë:
- Materiale ndërtimi
- Shpenzime për paga
- Shpenzime për makineri
- Shpenzime transporti
- Shpenzime për energji
- Shpenzime të tjera
Njësia e vrojtimit
Njësitë statistikore për IKN-në (për banesa) janë ndërmarrjet sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve që kanë si aktivitet të tyre shitjen me shumicë të materialeve të ndërtimit dhe kompanitë e ndërtimit.
Popullata statistikore
Popullata statistikore përfshin të gjithë ndërmarrjet aktive në Regjistrin Statistikor të Ndërmarrjeve dhe klasifikohen në aktivitetin Ndërtim dhe Tregti materiale ndërtimi.
Periudha bazë
Periudha bazë për IKN-në (për banesa) është Tr.4 2021 = 100
Periudha e referencës
Frekuencë tremujore
Metoda e mbledhjes së të dhënave
Grumbullimi i të dhënave realizohet nëpërmjet intervistës së drejpërdrejtë anketues - menaxher i ndërmarrjes.
Të dhënat mblidhen çdo tre muaj me pyetsorin "Anketa e Kostos në Ndërtim". Për mbledhjen e të dhënave kanë punuar anketuesit dhe të gjithë statisticienët e rretheve. Përpara fillimit të punës në INSTAT është kryer një kurs trainimi për anketuesit dhe statisticienët e rretheve.
Pyetsori
Në përbërjen e pyetsorit "Anketa e Kostos në Ndërtim" përfshihen:
- Pjesa identifikuese, në të cilën merret informacion mbi emrin e ndërmarrjes, emrin e presidentit, adresën, kodin fiskal, formën ligjore etj.
- Pjesa teknike në të cilën merret informacion mbi çmimet mujore dhe specifikimet e produkteve.
Çmimi relativ
Çmimi relativ është raporti i çmimit të produktit në periudhën korente me çmimin e produktit në dhjetor të vitit të mëparshëm.
Peshimi
Mesatarja e peshuar aritmetike e indekseve elementare individuale formon indeksin. Indeksi në nivel të agreguar llogaritet duke shumëzuar çdo peshë të elementëve të grupeve të indeksit me çmimin relativ korespondues dhe pjesëtuar shumën e tyre me shumën e peshave.
Imputimi
Imputimet bëhen duke shumëzuar çmimin e periudhës së mëparshme me ndryshimin mesatar të çmimeve të grupit në të cilin bën pjesë produkti (në nivelin më të ulët të agregimit).
Llogaritja e indeksit
Për llogaritjen e indeksit është përdorur formula e tipit Laspeyres i cili llogaritet sipas formulës:
Matësit e Indeksit
Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e çmimit midis tremujorit korent dhe të njëjtit tremujor të vitit të kaluar. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korente në nivelet e çmimeve por, mund të ndikohet nga efektet e papërsëritshme të cilitdo tremujor.
Ndryshimi tremujor krahason nivelet e çmimit midis dy tremujorëve më të fundit. Megjithëse korent, ai mund të ndikohet nga efekte sezonale dhe efekte të tjera.