Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2024
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2024 është 2,3 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,1 % vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,3 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3,0 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,0 %, “Shëndeti” me 1,7 %, “Shërbimi arsimor” me 1,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “Komunikimi” me 0,7 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,1 %.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al