Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2024

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Gusht 2024 është 2,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,3 % vërehet në grupin “Shërbimi arsimor”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,5 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 3,3 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,3 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante”  me 2,1 %, “Shëndeti” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5 %, “Komunikimi” me 0,6 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,6 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2024
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al