Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2022
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2022 është 7,9 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 13,4 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5,8 % secila, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 5,4 %, “Argëtim dhe kulturë” me 4,2 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,9 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,8 %, “Shërbimi arsimor” me 2,4 %, “Shëndeti” me 2,2 % dhe “Komunikimi” me 0,8 %.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al