Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2022

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2022 është 4,0 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 7,6 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 6,2 %, “Komunikimi” me 3,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,9 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,4 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,4 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Mars 2022
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al