Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Prill 2022

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2022 është 6,1 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 13,8 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10,0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,9 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,0 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Shërbimi arsimor” me 1,0 % secili, “Komunikimi” me 0,8 % dhe “Shëndeti” me 0,1 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Maj 2022
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al