Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Nëntor 2022
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2022 është 8,0 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 13,8 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 9,4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me
5,5 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,1 % secili, “Shërbimi arsimor” me 2,5 %, “Shëndeti” me 2,4 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 % dhe “Komunikimi” me 1,0 %.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al