Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Mars 2022
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Mars 2022 është 5,7 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 12,8 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,3 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 2,0 %, “Komunikimi” me 1,8 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,9 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,2 %.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al