Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Maj 2021

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2021 është 2,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,8 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8 %, “Komunikimi” me 3,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,2 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 1,2 % secili, “Shëndeti” 1,1 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,6 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 %.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al