Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Korrik 2021

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2021 është 2,7 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,7 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2,8 %, “Transporti”, me 2,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,9 %, “Shëndeti” me 1,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,9 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,8 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 % dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,1 %.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al