Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Janar 2021

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2021 është 0,6 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,1 % vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,6 %, “Shëndeti” 1,5 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0 %, “Komunikimi” me 0,7 %, “Transporti” me 0,6 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4 % dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,6 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 % dhe “Shërbimi arsimor” 0,1 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2021
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al