Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2021

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2021 është 3,8 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 6,8 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,9 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,7 %, “Komunikimi” me 3,1 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 1,0 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,8 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,5 %.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al