Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2020
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2020 është 2,3 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 5,0 % vërehet në
grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,1 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Komunikimi” me 0,4 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 % dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,6 %, pasuar nga grupet “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %
secili.
Në muajin Shtator 2020, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,5 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,3 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2 % dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,2 %.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017