Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Janar 2020
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2020 është 1,6 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,3 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,9 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 %, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,4 % dhe çmimet e grupit “Komunikimi” u ulën 0,3 %.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al