Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2020

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Gusht 2020 është 2,1 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,1 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Komunikimi” me 0,4 % , “Shëndeti” me 0,2 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2 %.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al