Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2020
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2020 është 1,5 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,9 % vërehet në
grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 2,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 %, “Komunikimi” me 0,5 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 % secili dhe “Shëndeti” 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,7 %, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” 0,1 %.
Në muajin Dhjetor 2020, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,4 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transporti” me 0,3 % secili, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shëndeti” 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,3 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” dhe “Mallra dhe
shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.
Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2020 është 2,2 %.

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017