Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2019

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2019 është 1,3 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,4 % vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “Shëndeti” me 0,5 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,4 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %, “Shërbimi arsimor” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,9 %, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga grupi transporti me 0,1 %.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al