Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2019
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2019 është 1,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,8 %, vërehet në grupin “Hotele, kafene dhe restorante”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 2,0 %, pasuar nga grupi “Transporti” me 0,4 %.
Në muajin Qershor 2019, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,2 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 0,4 % secili, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili.

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017