Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Korrik 2019

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2019 është 1,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,9 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante”, me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Shëndeti” me 0,3 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 % secili, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,2 % pasuar nga grupi “Transporti” me 0,4 %.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al