Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Burimi i të dhënave

Anketa e Çmimeve të Konsumit dhe të dhëna administrative.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2024

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
17-10-2024 Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të KonsumitShtator 2024
19-11-2024 Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të KonsumitTetor 2024
18-12-2024 Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të KonsumitNëntor 2024
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Nga muaji Janar 2017, INSTAT publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit i llogaritur në bazë të:

  1. Rregullores së KE Nr 2494/95
  2. Ligjit Nr. 17/2018 PËR STATISTIKAT ZYRTARE

  3. Programit të Statistikave Zyrtare, 2017-2021.

Indeksi llogaritet dhe publikohet sipas strukturës së Klasifikimit Evropian të Shpenzimeve Individuale sipas Qëllimit (ECOICOP) me 12 ndarje kryesore. ECOICOP është klasifikimi i shpenzimeve i përdorur nga EUROSTAT.

Periudha referuese e çmimeve është muaji Dhjetor 2018, ndërsa periudha referuese e indeksit është muaji Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).

Peshat për IHÇK janë llogaritur në përputhje me Rregulloren e KE Nr. 2494/95 dhe Rregulloren e KE Nr. 1688/98. Peshat reflektojnë strukturën e Shpenzimeve Monetare të Konsumit Final të familjeve shqiptare dhe jo shqiptare në territorin e Shqipërisë.

  • Ndryshime metodologjike

Në muajin Janar të çdo viti IHÇK shoqërohet me disa ndryshime metodologjike sipas metodologjisë ndërkombëtare të llogaritjes së këtij treguesi, të cilat konsistojnë në:

  • Përditësimin e peshave
  • Përditësimin e listës së mallrave dhe shërbimeve
  • Përditësimin e listës së njësive tregtare ku mblidhen çmimet.

 

  • PËRKUFIZIME

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve ndërmjet muajit korrent me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korrente në nivelin e çmimeve, por mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo muaj

Ndryshimi mujor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve të muajit korent me muajin e mëparshëm. Ky tregues është i ndjeshëm nga efektet sezonale.

Ndryshimi mesatar 12 mujor mat ndryshimin e indeksit mesatar të konsumit në 12 muajt e fundit me indeksin mesatar të 12 muajve të mëparshëm.

Krahasimi midis IÇK-së dhe IHÇK-së

 

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsmunit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacionit të konsumit.

  • Ngjashmëritë midis IÇK dhe IHÇK
  • Qëllimi

IÇK dhe IHÇK matin ndryshimin në nivelin mesatar të çmimeve të një shporte fikse mallrash dhe shërbimesh të konsumit.

  • Sistemi i klasifikimit

IÇK dhe IHÇK përdorin të njëjtin klasifikim të mallrave dhe shërbimeve - Klasifikimi Evropian i Konsumit Individual sipas Qëllimit (ECOICOP)

  • Shpenzimet dhe burimi i të dhënave të shpenzimeve

Përfshihen vetëm shpenzimet brenda territorit të Shqipërisë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet ("peshat") është Anketa e Buxhetit të Familjeve dhe Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve.

  • Të dhënat e çmimeve

IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar në çmimet e mbledhura në të njejtat njësi tregtare, përdorin të njëjtën klasifikim të produkteve dhe ndajnë të njëjtën metodologji të hartimit të indeksit.

  • Periudha referuese (bazë) t

IÇK dhe IHÇK llogariten duke pasur si periudha referuese muajin Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100)

  • Metodologjia

IÇK dhe IHÇK ndjekin metodologjinë e përcaktuar në Rregulloren e Komisionit Evropian (KE), Nr 2494/95, mbi IHÇK, për hartimin dhe grumbullimin e komponentëve të indekseve të çmimeve, e cila është zhvilluar nga Eurostat (Zyra e Statistikave e BE-së) në bashkëpunim me Institutet Statistikore Kombëtare të vendeve anëtare të BE-së.

  • Dallimet ndërmjet IÇK dhe IHÇK
  • Matës të inflacionit të Çmimeve të Konsumit
  • IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri
  • IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.
  • Mbulimi i produkteve
  • IÇK përmban 331 produkte

  • IHÇK përmban 329 produkte

  • Mbulimi dhe burimi i të dhënave për shpenzimet (peshat)
  • Në IÇK mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit.
  • IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri.
  • Peshat
  • Në IÇK peshat janë shprehur në për 100
  • Në IHÇK peshat janë shprehur në për 1000

Kodi

Grupet

Peshat

IÇK

IHÇK

 

Gjithsej

100

1.000

01

Ushqime dhe pije joalkoolike

37,0

362,0

02

Pije alkoolike dhe duhan

3,5

53,1

03

Veshje dhe këpucë

3,6

44,6

04

Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji

21,5

65,5

05

Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje

5,6

66,3

06

Shëndeti

3,2

51,0

07

Transporti

6,9

82,5

08

Komunikimi

2,8

20,1

09

Argëtim dhe kulturë

2,7

28,9

10

Shërbimi arsimor

3,3

39,2

11

Hotele, kafene dhe restorante

4,1

147,5

12

Mallra dhe shërbime të ndryshme

5,7

39,3