Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Tremujori 3, 2015

Në tremujorin e tretë të vitit 2015, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 100,0 % kundrejt vitit 2010. (Viti 2010 = 100).

Në tremujorin e tretë 2015 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është -3,0 %.Uljen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin " Industri nxjerrëse" me 13,9 %. Brenda kësaj industrie vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin "Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror" me 19,4 %.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në aktivitetet e Industrisë përpunuese kanë shënuar rritje me 0,2 %. Vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve kimike me 6,5 % dhe konfeksionet e veshjeve me 3,6 %. Ndërsa çmimet e prodhimit të rafinerisë dhe nënprodukteve të naftës kanë shënuar ulje me 4,1 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Tremujori 4, 2015
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al