Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Tremujori 2, 2015

Në tremujorin e dytë të vitit 2015, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 101,8 % kundrejt vitit 2010. (Viti 2010 = 100).

Në tremujorin e dytë 2015 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është -1,2 %. Uljen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin "Industri nxjerrëse" me 6,1 %. Brenda kësaj industrie vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin "Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror" me 9,0 %.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në aktivitetet e Industrisë përpunuese si; "Prodhimi i produkteve të duhanit" ka shënuar ulje me 8,3 % dhe "Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës"  ka shënuar ulje me 5,7 %. Ndërsa çmimet e prodhimit të produkteve ushqimore kanë shënuar rritje me 2,4 %

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Tremujori 3, 2015
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al