Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Tremujori 2, 2014

Në tremujorin e dytë 2014 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 0,7 %.

Në tremujorin e dytë të vitit 2014, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 101,1 % kundrejt vitit 2010. (Viti 2010 = 100). Në tremujorin e dytë 2014 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është -0,7 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013, çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas kanë shënuar ulje me 0,5 % ndërsa çmimet e prodhimit me destinacion eksportin kanë shënuar ulje me 0,6 %.

Në tremujorin e dytë 2014 ndryshimi tremujor i indeksit është -0,1 %. Çmimet e Prodhimit në degën "Industria Nxjerrëse" shënuan ulje me 2,1 %. Vlen të përmendet ulja e çmimeve të prodhimit në aktivitetin "Nxjerrja e mineraleve metalore" me 2,4 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën "Industri Përpunuese" shënoi rritje me 0,6 %. Brenda saj mund të përmendet rritja e çmimeve të produkteve në aktivitetet: "Përpunimi i tekstileve" me 3,9 %, "Metalurgjia" me 4,1 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Tremujori 3, 2014
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al