Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Tremujori 1, 2014

Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 0,5 %.

Në tremujorin e parë të vitit 2014, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 112,8 % kundrejt vitit 2005. (Viti 2005 = 100).

Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 0,5 %. Krahasuar me tremujorin e parët të vitit 2013, çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas kanë shënuar rritje me 0,5 % ndërsa çmimet e prodhimit me destinacion eksportin kanë shënuar ulje me 2,3 %.

Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,3 %.Çmimet e Prodhimit në degën "Industria Nxjerrëse" shënuan rritje me 1,2 %. Vlen të përmendet rritja e çmimeve të prodhimit në aktivitetin "Nxjerrja e produkteve energjitike" me 1,8 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Tremujori 2, 2014
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al