Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Tremujori 4, 2013

Në tremujorin e katërt 2013 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,3 %.

Në tremujorin e katërt të vitit 2013, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 113,2 % kundrejt vitit 2005. (Viti 2005 = 100). Në tremujorin e katërt 2013 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012, çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas kanë shënuar rritje me 0,2 % ndërsa çmimet e prodhimit me destinacion eksportin kanë shënuar ulje me 0,3 %. Në tremujorin e katërt 2013 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,3 %.

Çmimet e Prodhimit në degën "Industria Nxjerrëse" shënuan rritje me 1,0 %. Vlen të përmendet rritja e çmimeve të prodhimit në aktivitetin "Nxjerrja e produkteve energjitike" me 3,4 %. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën "Industri Përpunuese" shënoi rritje me 0,4 %. Brenda saj mund të përmendet rritja e çmimeve të produkteve në aktivitetin "Përpunimi i lëkurës, fabrikimi i këpucëve" me 1,5 %. Çmimet e Prodhimit në aktivitetin "Rafinimi i naftës" shënuan ulje me 0,3 % përqind.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Tremujori 1, 2014
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al