Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore

Në vitin 2019, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore (2015=100) arriti në 104,0 nga 101,2 që ishte në 2018. Ky indeks shënoi një rritje me 2,7 %, krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me një vit më parë, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rritje me 3,0 % dhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale shënoi rritje me 2,4 %. Në grafikun e mëposhtëm paraqiten vlerat e indeksit të çmimeve të “Prodhimeve Bimore”, “Prodhimet e blegtorisë dhe produkteve të tjera blegtorale” dhe “Prodhime bujqësore gjithsej”, sipas tremujorëve të periudhës 2016 - 2019.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al