Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2016
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2016, arriti 101,2 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).
Në muajin Tetor 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +1,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me +0,04 dhe çmimet e grupit "Argëtim dhe kulturë" kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017