Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Prill 2016
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2016, arriti 102,0 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).
Në muajin Prill 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,3 % duke ruajtur pothuajse të njejtin nivel me muajin e mëparshëm. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,72 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Argëtim dhe kulturë" dhe "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar me nga 0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,33 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me -0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Komunikimi" kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje dhe çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017