Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Mars 2016

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Mars 2016, arriti 102,5 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).

Në muajin Mars 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Mars  është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,81 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje" dhe "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar respektivisht me + 0,05 dhe + 0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,28 pikë përqindje Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me -0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupeve  "Veshje dhe këpucë" dhe  "Shëndeti"  kanë kontribuar me nga -0,09 pikë përqindje secili.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Prill 2016
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al