Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Maj 2016
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2016, arriti 100,8 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).
Në muajin Maj 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,7 %Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar me me 0,03 pike përqindje dhe çmimet e grupit "Argëtim dhe kulturë" kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,29 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar -0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me -0,08 pikë përqindje.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017