Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2015

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2015, arriti 118,9 % kundrejt muajit Dhjetor 2007, (Dhjetor 2007=100).

Në muajin Shtator 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Shtator 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +1,94 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me
-0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" dhe "Mobilim, paisje shtëpie e mirëmbajtje" kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2015
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al