Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2015
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2015, arriti 118,1 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).
Në muajin Qershor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,4 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Qershor 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +1,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Komunikimi" kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji", "Veshje dhe këpucë" dhe "Transporti" kanë kontribuar me nga -0,07 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve "Shëndeti" dhe "Mallra e shërbime të ndryshme" kanë kontribuar respektivisht me -0,06 pikë përqindje dhe -0,04 pikë përqindje.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017