Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Prill 2015

Në muajin Prill 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,3 %.

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Prill 2015, arriti 121,3 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100). Në muajin Prill 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore në muajin  Prill 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike"  me +2,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë  kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Komunikimi"  kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me -0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar  me  -0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Shëndeti" dhe "Mallra e shërbime të ndryshme" kanë kontribuar secili  me -0,05 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Maj 2015
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al