Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Mars 2015
Në muajin Mars 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,2 %.
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Mars 2015, arriti 121,9 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100). Në muajin Mars 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,2 %. Edhe një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Shkurt 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +1,88 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Komunikimi" kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" dhe "Shëndeti" kanë kontribuar respektivisht me -0,20 pikë përqindje dhe -0,15 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me -0,05 pikë përqindje.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017