Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Korrik 2015

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2015, arriti 117,3 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).

Në muajin Korrik 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin  Korrik 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike"  me +0,93 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë  kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Komunikimi"  kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit  "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me -0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Veshje dhe këpucë" dhe "Transporti" kanë kontribuar me nga -0.05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve "Shëndeti" dhe "Mallra e shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me nga -0.03 pikë përqindje secili.

Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2015
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al