Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Janar 2015
Në muajin Janar 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,3 %.
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Janar 2015, arriti 118,6 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100). Në muajin Janar 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,88 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Qira,ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Komunikimi" kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" dhe "Shëndeti" kanë kontribuar respektivisht me -0,23 pikë përqindje dhe -0,18 pikë përqindje në ndryshimin vjetor.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017