Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2015
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2015, arriti 118,2 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).
Në muajin Gusht 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Gusht 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +1,65 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Komunikimi" dhe "Hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me -0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me -0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" dhe "Mallra e shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me -0.04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar me -0.03 pikë përqindje.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017